×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Nuk do të tërhiqem nga boksi” – Nuri Seferi zbulon se kur do ta zhvillojë meçin e radhës

    Insajderi
    11 June 2022 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Boksierët shqiptarë nëpër botë kanë ditur të jënë krenaria më e madhe dhe ambasadorët më të denjë për popullin tonë.

    I madh është numri i boskierëve që kanë marrë tituj të lartë botëror. Teksa, një prej emrave më të njohur shqiptarë të boksit, Nuri Seferi, në një intervistë për Insajderin ka zbuluar se kur do të tërhiqet nga boksi – duke bërë të ditur kështu edhe datën e meçit të radhës.

    Fillimisht, Seferi bëri të ditur se në ring do ta shohim shumë shpejt.

    “Në ring do të jem shumë shpejt, ndeshja e radhës është me datë 2 korrik të këtij viti, është një super event i organizuar nga Besnik Shemsiu”

    “Edhe vitin e kaluar kam qenë gjithmonë aktiv me stërvitje, por nuk kemi arritur të kemi ndonjë event – kjo për shkak të pandemisë.

    Tutje, Seferi, i cili numëron 51 meçe, theksoi se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga boksi.

    Për sa kohë që unë jam në formë dhe për sa kohë mbështetësit e mi duan të më shohin në ring nuk kam pse të pensionohem” – tha Nuri Seferi për Insajderin.

    Krejt në fund, Seferi pati edhe një mesazh për mbështetësit e tij.

    Unë nuk kam “fansa”, kjo fjali nuk më tingëllon bukur, nuk e konsideroj vetën VIP, unë kam mbëshetës, kam njerëz që e duan sportin e boksit në tërësi dhe mbi të gjitha kam njerëz që më përkrahin pa kushte edhe kompromise. Atyrë ju them që kjo ndeshje është për ju dhe shpresoj t’iu bëj krenar”- përfundoi Seferi.

    Ndryshe, Seferi në karrierën e tij numëron 42 fitore dhe 10 humbje.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark