×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ”Nuk e meriton më shumë se notën 7”, debatojnë ashpër Nagacvi e Hoxhaj

    Insajderi
    14 September 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh se ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin nuk mund ta marrë me seriozitet, për shkak të vlerësimit akademik.

    Hoxhaj tha se ajo nuk e meriton më shumë se notën 7.

    “Zakonisht kam respekt për pasardhësit e mi por jo edhe për këtë. Shtaëshe e ka prej meje. Përtej debatit në raport me ndarjen e shpërndarjes por po them se vitin e kaluar kanë kushtuar 17 milionë euro. Nëse flasim për keqpërdorime, atëherë të flasim për 17 milionëshin”.

    “Këtë kolegen nuk e marrë seriozisht, do ta merrja nëse në atë pozitë do të ishte Dukagjin Pupovci apo Ardian Gola, por jo edhe kjo kolegia (Arbërie Nagavci)”, tha Hoxhaj.

    E kundër replikë kërkoi ministrja Nagavci. Deri sa mbante fjalim në foltore të Kuvendit, afër i qëndronte deputeti i PDK-së, Hoxhaj.

    Nagavci ia përmendi dekretimin si ambasadore të ish-këshilltares së Hoxhajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark