×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk e thërrasë Kurtin në studio. Le të më thërrasin ata mua”, ngulte këmbë Berisha, pas 17 muajve përjashtohet nga RTK-ja

    Insajderi
    24 September 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ridvan Berisha, tashmë ish-gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, para 17 muajve kishte thënë se nuk do ta ftoj në emisionin e tij Albin Kurtin dhe ekipin e tij.

    Berisha kishte deklaruar se ekipi i Kurtit e din fare mirë këtë dhe pret nga ekipi i Kurtit që t’i lajmërohen nëse dëshirojnë të jenë pjesë e debatit që drejton ai në Televizionin Publik të Kosovës.

    Ndoshta vendos ekipi i Kurtit por unë nuk e thërras po e bëjë publike. Nuk e  thërras zotin Kurti që të jetë në këtë studio sepse ftesa mund të jap leksionin e oportunizmit e ekipi i tij e din fare mirë këtë punë. Po deshën të më njoftojnë e kanë numrin tim dhe i mirëpres në studio. Unë nuk jam në politikë dhe nuk funksionoj me konceptin e referendumit popullor a më pëlqen masa a jo”, kishte thënë Berisha.

    Këtë deklaratë Berisha e ka bërë më 23 mars në përmbylljen e emisionit të tij të titulluar “Kurti 2, pushtet shprese apo pritje për dyz”.

    Sot autori i emisionit “Debat”, Ridvan Berisha, është përjashtuar përfundimisht nga puna në Radio Televizionin e Kosovës pas 21 vitesh.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha akuzoi drejtorin e përgjithshëm të RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj se ia ndërpreu kontratën e punës në kohën kur ai duhej të rikthehej në punë.

    Dy ditë para se të mbaroj masa 6 mujore e suspendimit tim nga RTK, vet Ahmetxhekaj është kujdesur që ta marrë në dorë situatën. Ai vendosi që të ma ndëpres marrëdhënien e punës, nga data 26 shtator 2022, në ditën kur unë para disa ditësh isha njoftuar nga administrata se duhet të dalë në punë“, deklaroi ai.

    Ai tha se menaxhmenti i RTK’së po hakmerret me largim të punëtorëve, e që sipas tij po bëhet me porosi të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani.

    E kam thënë në mënyrë të përsëritur se, Shkumbin Ahmetxhekaj, Arsim Halili…, aktualisht në krye të RTK-së, fukarallëkun me dije menaxhimi po e zëvendësojnë me hakmarrje, me largim nga puna të kolegëve nën pangopësinë për hakmarrje, kam arsye të dyshoj se kjo po bëhet me porosi direkte nga Albini e Vjosa. Kjo praktikë po ndodhë fatkeqësisht edhe në institucione të tjera për sa kohë që po qeverisë Kurti”, ka shkruar Berisha.

    Berisha paralajmëroi se do të bëjë edhe një tjetër padi ndaj televizionit publik dhe Shkumbin Ahmetxhekajt në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark