×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nuk ka qenë në UÇK, por “profa” i Kurtit shkruan si gjeneral lejtnant në FB

    Insajderi
    30 January 2023 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk ka qenë asnjë ditë të vetmë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, kjo nuk e ka penguar që të flasë për luftë Enis Sulstarovën, zyrtarin e VV’së, që Kurti i referohet si profesor.

    Ai në postimin e tij ka marrë një pozicion prej gjeneral-lejtnanti duke ia rikujtuar kosovarëve një betejën e kroatëve kundër serbëve. I është referuar betejës së famshme Olluja.

    “Sa për kujtesë, Kroacia me lufte e “anuloi” Zajednicën e komunave me shumicë serbe”, shkroi ai.

    Ndryshe ditëve të fundit është duke u diskutuar në pubik çështja e Asosacionit.

    Zyrtarët amerikanë thonë se ndër detyrat më kritike mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin.

    Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë nënshkruar më 2013 marrëveshjen për formimin e asociacionit. Më 2015 është nënshkruar një marrëveshje tjetër, për siç është thënë, parimet e këtij asociacioni.

    Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

    Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark