×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Nuk kanë një jetë përtej zyrës, njihuni me tre “bletët punëtore” të zodiakut

    Insajderi
    23 November 2023 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe nëse nuk drejtoni një komapani, nuk do të thotë se nuk kaloni orë të gjata në zyrë duke u përpjekur të kënaqni shefin tuaj. Ndoshta edhe ju është dashur të sakrifikoni pjesë të jetës personale për të mbajtur ritmin në punë, të anuloni plane pas pune apo ftesat për të shkuar në një festë.

    Të dish se kur duhet të largohesh nga kompjuteri është një sfidë për të gjithë, por nëse jeni një prej këtyre tre shenjave të zodiakut, ruajtja e një ekuilibri të shëndetshëm jetë-punë nuk është diçka në të cilën shkëlqeni.

    Nuk është faji juaj që puna ju kontrollon jetën sepse drejtoheni nga planetët e rregullit si Mërkuri e Saturni ndaj e keni të vështirë ta injoroni. Për ju puna është shpërblim ndaj keni një dëshirë të brendshme që të shkoni përtej limiteve dhe nuk bëni kompromis me diçka që nuk është e përsosur. Shpesh, kjo qasje është një kosto në kurriz të të dashurve tuaj.

    Ndaj nëse njihni dikë që preferon të punojë se sa të dalë, mund t’i përkasë njërës nga tre shenjave më punëtore të horoskopit. Kjo vlen edhe për ata që kanë planetë të vendosur në këto shenja në hartën e tyre astrologjike.

    Virgjëresha

    Të udhëhequr nga Mërkuri, planeti që i kushton vëmendje detajeve, Virgjëresha e ka të vështirë të lërë mënjanë një projekt të papërfunduar. Perfeksioniste e lindur, ajo do të anulojë planet e mbrëmjes për të mbaruar çfarë ka nisur. Nëse është nevoja do të punojë gjithë natën sepse këtë bën një shenjë toke.

    Bricjapi

    I konsideruar shpesh si shenja më punëtore, nuk është habi që renditet në listë. Të drejtuar nga planeti strikt, Saturni, kjo shenjë ka të injektuar një ndjesi të fortë disipline dhe përgjegjshmërie. Këto cilësi e bëjnë një punonjës të shkëlqyer dhe njëkohësisht, janë arsyeja pse gjen pak ose aspak ekuilibër mes punës dhe jetës.

    Bricjapi e di se për të arritur synimet, duhet të përpiqet. Dhe nëse kjo do të thotë se nuk do të kenë jetë personale për disa vite në mënyrë që të arrijnë në statusin ku duan, ashtu qoftë.

    Ujori

    Një shenjë krijuese si Ujori prodhon biznesmenë dhe nuk mund të jesh i tillë nëse nuk jep gjithçka ke. Edhe nëse nuk e ka kompaninë në pronësinë e tij, mund të jetë në një rang të lartë që e ka arritur përmes etikës së fortë të punës dhe ideve të jashtëzakonshme.

    Ose, si filantropi i zodiakut, Ujori ndihmon njerëzit në nevojë. Nuk ka rëndësi se çfarë është, këto punë kërkojnë një vëmendje 24/7 dhe kjo shenjë është më e lumtura kur punon jashtë orarit për ta kryer si duhet. Në fund të fundit, udhëheqësi tradicional i tij është Saturni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark