×
  • Sport
  • Sport

    Nuk la pas vetëm pasuri shpirtërore, ja sa ishte trashëgimia e Pele për pasardhësit

    Insajderi
    30 December 2022 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit brazilian, Pele, pikëlloi shumë sportdashës dhe tifozë.

    Pele nuk ishte i njohur vetëm për talentin e tij në botën e futbollit, por edhe për pozitivitetin e tij dhe për ato çka kishte bërë për të tjerët, duke lënë kështu pas një pasuri shpirtërore. Pele gjithashtu ka lënë pas edhe pasurinë monetare të cilën do e trashëgojnë pasardhësit e tij.

    Sipas faqes “Celebrity Net Worth”, legjenda e Brazilit ka grumbulluar një shumë mbi 100 milionë dollarë. Këtë pasuri ai e ka grumbulluar gjatë gjithë jetës, pasi i ka fituar jo vetëm si futbollist, por edhe nga shitja e të drejtave të imazhit të tij, kontrata të majme publicitare dhe në mënyra të tjera që kanë lidhje me botën e futbollit, sportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark