×
  • Showbiz
  • Show

    “Nuk po më pëlqejnë veshjet e femrave, pa sytjena”, Shota e Ana debat të ashpër

    Insajderi
    12 December 2022 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në natën e sotme Prime të spektaklit të “Big Brother VIP Kosova”, opinionistët Olti Curri e Afërdita Paqarada drejtuan kritikat e tyre karshi Stresit, pasi ky i fundit e gjykoi dhe kërkoi nga Xhuli të mos “’vishet në mënyrë provokuese’.

    Një përgjigje në lidhje me këtë nuk mungoi as nga Xhuli.

    “Jam pak e befasuar nga Stresi. Por s’ka gjë se ma ka dhënë edhe në sy. Kështu rri edhe në shtëpinë time, prandaj rri edhe këtu. Në qoftë se unë ndjehem mirë me veten time, nuk kam nevojë për përmirësime”, tha ajo.

    Një ndërhyrje në këtë bisedë e pati edhe aktorja Shota Baraliu, e cila tha: “Ne jemi në mesin e kamerave 24 orë. Nuk po më pëlqen shumë herë veshja e brendshme e femrave, pa sytjena. Del para meje më tregon muhabet serioz dhe shihet komplet, unë nuk mund t’i kthej përgjigje. Nuk është etike. Nuk mundem që t’iu përzihem. Nuk po më duket mirë mua si femër. Duken aq keq, unë si femër ndihem keq. Imagjino meshkujt se si ndihen”.

    Kjo e revoltoi në masë të madhe këngëtaren Ana Kabashi, që po ashtu reagoi me kritika ndaj Shotës.

    “E gjithë bota po lufton për të pasur barazi. Çfarë po flet ti ne duhet të mbrohemi prej meshkujve për këtë koment, e ti femër je. Nuk dua të vesh sytjena. Nëse mua më pengojnë sytjenat nuk dua që t’i vesh. A mund t’i përmendi. A bën që të flas. Rri me djem. Mos na shiko”, theksoi Ana.

    Veç kësaj, në këtë Prime pati vazhdimisht edhe debate të tjera ndërmjet banorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark