×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nuk pranoi t’ia dëgjojë shqetësimet, policia e tërheq zvarrë qytetarin si Kurtin dikur

    Insajderi
    08 March 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gaz lotjsellës, koktej molotovi, gjuajte me gurë, thyerje xhamash, dëmtim veturash e objektesh të institucioneve kosovare – janë këto disa nga pamjet që Lëvizja Vetëvendosje ia servoi publikut për vite të tëra.

    Veprimet e kundërligjshme që ushtronin deputetët e aktivistë të kësaj partie, detyronin policinë që t’i arrestonte. Jo pak herë, zvarrë ishte tërhequr nga policia opozitari më i zëshëm, Albin Kurti.

    “Policia është e jona, jo e qeverisë”, ishte një nga thirrjet më të përdorura të Lëvizjes Vetvëvendosje në protesta saherë që konfrontoheshin me Policinë e Kosovës. Këtë e bënin në mënyrë që t’i zbrapsnin këtë të fundit, por nuk jepte rezultat.

    Pas dy vite qeverisje, e njëjta polici tani në mbrojtje të Kurtit kryeministër, arrestoi një protestues në oborrin e qeverisë. Protestuesi ishte i kompanisë “Kosova Thëngjill”.

    Sapo e pa Kurtin, ai vrapoi në drejtim të tij që të filste për shqetësimet që kishte. Policia e ndaloi duke e tërhequr zvarrë në rrugë. Kjo ndodhi ndonëse ende e paqartë, duket se Kurtit nuk i ka bërë përshtypje.

    Një nga premtimet e tij para se ta provonte karrigën e kryeministrit, ishte afërsia me qytetarin. Kurti thoshte se do të qeverisin bashkë me qytetarët, pasi Vetëvendosje nuk pretendon t’i mbivendoset popullit.

    Punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjill” po vazhdojnë të mos merren parasysh nga Qeveria e Kosovës. Pas disa protestave të vazhdueshme, atyre ende nuk iu është zgjidhur problemi. Janë mbi 160 punëtorë që siç thonë ata padrejtësisht kanë mbetur pa punë. Përmes protestave, këta punëtor po kërkojnë të rikthehen në punë pas ndërprerjes së kontratës nga Korporata Energjetike e Kosovës. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark