×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nurellari: Kosovarët po largohen nga vendi sepse nuk kanë shpresë

    Insajderi
    29 August 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së PDK, Andri Nurellari ka folur për largimin e të rinjve nga Kosova dhe dëshirën e shumë të tjerëve për t’u pajisur me viza dhe për të braktisur vendin e tyre.

    Ai tha se kjo ndodh sepse qytetarëve u ka humbur shpresa për një të ardhme më të mirë që në momentin që në qeveri erdhi Kurti.

    “Që kur ka ardhur Kurti, rreth  80% e të rinjve duan të largohen nga vendi. Një largim i përmasave më të mëdha që ka pasur ndonjëherë Kosova.

    Dhjetëra mijëra qytetarë largohen çdo vit dhe qindra të tjerë presin vizat.

    Bëhet fjalë për një dëshirë masive për t’u larguar dhe fjala kyçe është humbja e shpresës.

    Keq qeverisja e Kurtit, rikthimi i tensioneve  me Serbinë dhe shumë dështime të tjera, ka bërë që shumë qytetarë të shohin të zymtë të ardhmen.

    Kjo po kërkon edhe më kërkesën e Gjermanisë për punëtore, përkon edhe me faktin se shumë kosovarë kanë emigruar prej vitesh jashtë vendit” tha ai.

    Lidhur me deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuele Macron një ditë më parë i cili kërcënoi Kosovën me anulim të liberalizimit të vizave, Nurellari kjo vjen pasi masat e marra deri më tani nga Kurti për shtensionimin e situatës në veri janë të pamjaftueshme, ndërsa vendi prej kohësh tanimë është në një gjendje të jashtëzakonshme, e cila dëmton më së shumti qytetarin.

    “Momenti për ta marrë seriozisht ka kaluar. Kosova është nën sanksione dhe masat që ka marrë Kurti për shtensionimin janë të mjaftueshëm. Kjo e Macron vetëm sa e rëndon, por Kosova ka kohë që është në një gjendje të paimagjinueshme.

    Kush do ta mendonte që ata shtete që kontribuuan për krijimin e Kosovës, sot po i vendosin sanksione dhe kjo është vetëm për shkak të Kurtit.

    Kur flet Macron për këtë çështje, çdo shqiptar do duhet të alarmohet” theksoi Nurellari.

    Sa i përket takimit që pritet të zhvillohet në shtator me Kurtit dhe Vuçiç, Nurellari tha se Kosova hapin e parë që duhet të bëjë është të rregullojë gabimet që ka bërë me ndërkombëtarët dhe të përmirësojë marrëdhëniet me ta.

    Sa i përket takimit, duke parë se si Kurti ka vepruar këto kohë, ai mendon se nuk do jetë rezultativ.

    Ideale do të ishte që Kosova në sytë e partnerëve ndërkombëtarë të riparonte këto probleme që ka shkaktuar.

    Mendoj që hapi i parë do të ishte përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve dhe më pas të shihen të tjerat.

    Nuk kam ndonjë besim të madh për takimin e shtatorit, sepse Kurti është një kryeneç” u shpreh Andri Nurellari.

    Edhe pse situata në Kosovë është alarmante, duket se opozita është e tkurrur, por Nurellari nuk është i këtij mendimi, pasi sipas tij opozita ka qenë e koordinuar dhe gjithë këto skandale janë denoncuar pikërisht nga PDK.

    Në lidhje mocionin e mosbesimit të kërkuar nga Kurti, ai shprehet se opozita në Kosovë nuk i ka numrat për të rrëzuar Kurtin dhe ky është thjeshtë një show.

    Unë nuk besoj se opozita ka qenë e tkurrur. Ka qenë një sërë skandalesh që janë zbuluar  nga PDK dhe denoncimet e saj.

    Sa i përket mocionit të mosbesimit në sistemin politik të Kosovës, posti i Kryeministrit është shumë i fuqishëm dhe për të sfiduar atë, pala që e sfidon duhet të tregojë një alternativë bindëse dhe në këtë mënyrë nuk është se bën ndonjë diferencë.

    Prandaj është më tepër show, pasi nuk kemi vota. Nëse e bëjmë do të presim shumë kohë për të bërë një tjetër. Ka largime nga qeveria, por jo mjaftueshëm sa për ta rrëzuar.

    Kurtin pa pasur një çarje mes partisë së tij, është e vështirë ta rrëzosh. Mund ta bëjmë, por duhet të bashkohemi me pakicat serbe” përfundoi ai./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark