×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nushi ironizon me Rrustemin: Më nuk po thonë “mos u bo servil” por po thojnë “mos u bo adnan”

    Insajderi
    09 January 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi ka ironizuar me një shkrim të deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi. Ky i fundit shihet duke e dëgjuar me shumë vëmendje kryeministrin, Albin Kurti.

    Nushi thotë se shkrimi “Vigjilent shpeshëherë, ama në raste të tilla si ky, i vëmendshëm përherë”, tregon servilitet ndaj Kurtit.

    Nushi duke ironizuar ka thënë se tashmë ka ndërruar edhe fjala servil.

    Tash nuk po thojne mo “mos u bon servil” por po thojne “mos u bo adnan”. Adnanet e pushtetit qe adnanosen.”, ka shkruar Nushi në Twitter.

    Ndryshe anëtarë të VV-së njihen për komentet e shumta ndaj kryeministrit Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark