×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “O lshone shlirë se s’ni për ta”, afër 4 minuta piskama prej adoleshentëve mes dy të moshuarve Zeka e Statovci

    Insajderi
    26 December 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat televiziv rreth çështjes së licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës përshkallëzoi aq shumë brenda studios, sa që përkap përfundoi edhe në përleshje fizike pas emisionit.

    Kanal 10 ka publikuar pamjet e përplasjes pas emisionit mes presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe opinonistit, Faruk Statovci. Pamje me sharje e fryje mes dyshes zgjatën diku rreth 4 minuta.

    Dje gjatë emisionit “Kampionët” në Kanal10, pati përplasje verbale në mes të Faruk Statovcit dhe Abedin Zekës.

    Në disa sekuenca gjatë transmetimit live, Statovci dhe Zeka debatonin me tone të larta, duke e kërcënuar njëri tjetrin, duke thënë se do t’i “qëronin” hesapet pasi të përfundonte emisioni.

    Më i ashpër në këtë debat ishte kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, i cili e akuzoi Statovicin për gënjeshtra, diçka që nuk i pëkqeu aspak trajnerit të KEK-ut.

    Derisa Statovci, po fliste për takimin e disa klubeve të shqetësuara me gjendjen, për të cilën ai beson se nuk është shqetësuese, Zeka i reagoi: “Çka ka folur klubi i Ferizajt. Pse përmend emra”.

    Statovci ia ktheu: “Nuk e pata me ty. Mos m’u drejto mua.”

    Zeka: “Kush je ti mos me t’u drejtu? Pse po rren?”

    Statovci: “Kurrë mos m’u drejto mua. Jam shumë më i madh se ti unë. Në të gjitha aspektet”

    Zeka: “Tash mas emisionit të kallëzoj unë ty kush është më i madh e ma i vogël”.

    Statovci: “Qysh i drejtohesh njeriut familjar me fjalën po rren? Qysh i drejtohesh njeriut po rren?”

    Zeka: “Qitash kryhet emisioni e shohim.”

    Statovci: “Po lë të kryet, vetëm atij nalt (zotit) i frikësohem. Ai ma ka dhanë shpirtin”.

    Kurse, Kanal 10 pak minuta më parë ka publikuar edhe pamjet e përplasjes pas emisionit mes presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe Faruk Statovci.

    Në videon e publikuar diku mbi 4 minuta, mund të dëgjohet kryetari i Trepçës ’89, duke e sharë me nënë Statovcin, diçka që ky i fundit nuk mund ta “kapërdinte”, duke kërkuar edhe përleshjen.

    Përplasja fizike fatëmirëshisht u evitua, por sharjet dhe kërcënimet nuk u ndalën në asnjë moment.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark