×
  • Lajme
  • Insajderi

    “O moj bukuroshe” – Kryetari i Pejës në ndejë me muzikë live kur qyteti që ai drejton është në karantinë

    Insajderi
    22 November 2020 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, pavarësisht se komuna që ai drejton është në zonën e kuqe dhe ka orë policore pas orë 19:00, mbrëmë u pa në një ndejë me muzikë live nën shoqërimin e disa personave, shkruan Insajderi.

    Emisioni i INDOKS:

    Nën tingujt e muzikës live, alkoolit e shoqërisë, i pari i Pejës nuk respektoi masat që i vendosi bashkëpartiaku i tij nga LDK, Armend Zemaj.

    Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktojë me kryetarin Muhaxheri, mirëpo ai nuk kishte qasje.

    Ndërkohë, nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Asllani, i ka thënë Insajderi, se nuk ka asnjë informatë në lidhje me këtë.

    “Nuk di asgjë, ka qenë vikend, nuk e di ai ka shkon. Nuk mund të komentoj asgjë”, tha ai shkurt për Insajderin.

    Të premten pasdite, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 18 komuna të vendit kanë hyrë në zonën e kuqe apo rajone që konsiderohen me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19. Në mes të këtyre komunave, që dy javë, vazhdon të jetë edhe ajo e Pejës./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark