×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Oda e Avokateve “ fabrika e akuzave” me fuqi te madhe buxhetore e licencuese

    Insajderi
    07 June 2021 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Oda e Avokatëve të Kosovës, se fundmi ka pas disa telashe, ku ndër to, është ajo se tre kryetar të degëve rajonale si ajo e Prishtinës, Mitrovicës dhe Pejës, në mbledhjen e rregullt të OAK-së kishin kërkuar shkarkimin e kryesisë, nën akuzat për shpenzime të paarsyeshme.

    Fundi i një mbledhje të rregullt në Odën e Avokatëve të Kosovës që për pak rrëshqiti në mbledhje të jashtëzakonshme. Disa degë të kësaj ode kishin kërkuar që kryetari e nënkryetari aktual i saj të shkarkoheshin. As nuk u shkarkuan. As nuk u penguan që të miratonin raportin vjetor. As, në fund, nuk u doli kush kundër.

    Para se krejt kjo mbledhje të mbyllej mes avokatësh prezentë u shkëmbyen akuza. Shumë akuza. Dhe nuk ishte as hera e parë që kjo po ndodhë. Ka vite që në këtë odë që ka fuqinë e licencimit të avokatëve në vend hidhen akuza e kundër akuza. Janë raportuar prej dyshimeve për keqpërdorimeve financiare, shpërdorime me vende pune e deri te raportimet për ngacmime seksuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark