×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB: Mbi 10 mijë civilë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë

    Insajderi
    16 August 2023 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 10 mijë njerëz janë vrarë në Ukrainë, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

    Në një raport të ri nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thuhet gjithashtu se rreth 16 mijë e 940 civilë janë plagosur ndërsa në mesin e viktimave ka edhe 500 fëmijë.

    Pavarsisht konluzioneve të këtij raporti, shifrat reale mund të jetë edhe më larta, pasi në disa rajone ka patur qasje të dhënash.

    Shifrat dyshohen të jenë më të larta, veçanërisht në qytete si si Mariupoli, Lisiçansku dhe Severodonjecku, të cilat janë pushtuar nga trupat ruse pas një periudhe të gjatë luftimesh. Edhe në Kiev, ka shqetësime se shifra e viktimave është shumë më e madhe.

    Por në krahasim me kryeqytetin ukrainas, pjesën qëndrore, por edhe atë perëndimore të vendit më shumë viktima ka patur në rajonet lindore ukrainase Donjeck dhe Luhansk.

    Rreth 10 javë më parë, ushtria ukrainase nisi një kundër ofensivë, me qëllim rikthimin e territoreve të pushtuara, por disa ekspertë vlerësojnë se kundërofensiva po vazhdon me ritme të ngadalta, shkruan KlanM, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark