×
  • Lajme
  • Insajderi

    Olluri: Osmani duhet të bëjë Grup Parlamentar të vetin, nëse Kurti nuk e bën presidente

    Insajderi
    23 February 2021 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori ekzekutiv i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri ka thënë se Vjosa Osmani duhet të krijojë Grup Parlamentar të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje, në qoftë se Albin Kurti nuk e mban premtimin për ta bërë atë presidente të vendit.

    Sipas Ollurit, kandidatja për presidente të Kosovës duhet të shmang mundësinë e manipulimit të saj nga Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili para zgjedhjeve të 14 shkurtit nënshkroi një marrëveshje me Osmanin, sipas të cilës ajo shpalli kandidaturën për presidente.

    “Vjosa Osmani duhet të bëjë grup parlamentar të vetin, nëse Kurti nuk e bën presidente. Mbi 250 mijë vota i ka fituar. Përditë në fushatë është trumbetuar si presidente. Ajo nuk duhet të lejoj që të manipulohet sërish: Njëherë nga LDK-ja, tash nga Albin Kurti”, ka thënë Olluri.

    Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për kandidatët për deputetë, Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në vend.

    Aktualisht, nuk ka një datë të saktë se kur do të përfundojë procesi i numërimit të votave, në mënyrë që KQZ-ja ta bëjë certifikimin e rezultateve.

    Nga ky proces do të varet edhe thirrja e seancës konstituive të Kuvendit, e më pas formimi i Qeverisë, si dhe zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark