×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Onufri” boton romanin e ri të Mira Meksit

    Insajderi
    11 October 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese tiranase “Onufri” ka botuar romanin e ri të shkrimtares dhe përkthyeses së mirënjohur letrare, Mira Meksi.

    Romani ka titullin “Parisi vret” dhe shumë shpejtë do të jetë në libraritë e ndryshme shqiptare dhe në duart e lexuesve dhe dashamirësve të prozës artistike të shkrimtares Meksi.

    Pak fjalë rreth romanit

    Shkrimtari i njohur Martin Gjergji merr një ftesë të papritur dhe plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës. Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për në Paris pa shoqërues. Gjithçka i tregon se policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eliminuar.

    Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë para- ndjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëzakonshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.

    Një nga vajzat më të bukura dhe më interesante të kryeqytetit shqiptar dërgohet inkonjito nga policia e fshehtë e Tiranës në Paris, me një mision delikat që lidhet me Martin Gjergjin. Letra që papa Paulus Secundus i dërgon Skënderbeut më 1468 është e kyçur me “kodin djallëzor” dhe pret të deshifrohet nga një kriptolog i famshëm.

    Këto dhe plot ngjarje dhe aventura të pabesueshme dashurore dhe ezoterike, krijojnë një thriller të jashtëzakonshëm magjik që merr jetë në faqet e këtij romani të shkruar mjeshtërisht nga Mira Meksi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark