×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Onufri” boton romanin e ri të Ndue Ukajt

    Insajderi
    30 October 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e njohur botuese “Onufri” boton romanin e ri të shkrimtarit Ndue Ukaj.

    Romani ka titullin “Dritarja e Martin Shkrelit” dhe së shpejti do të jetë në duart e lexuesve, dashamirësve të letërsisë shqipe dhe në libraritë e ndryshme shqiptare.

    “Dritarja…” është romani i parë i shkrimtarit Ukaj, meqë veprat e tij të mëhershme janë të zhanreve të tjera të letërsisë artistike.

    Për botimin e këtij romani, ka njoftuar autori i tij në faqen e tij në rrjetin social facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Miq dhe lexues,

    Ky është romani im që botohet së shpejti nga Shtëpia Botuese “Onufri”.

    Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që janë bërë bashkëudhëtarë të këtij romani: Elsa Skënderin dhe Adil Ollurin për leximin e dorëshkrimit, sugjerimet dhe tekstet vlerësuese, Bujar Hudhrin për botimin, Enxhi Hudhrin për profesionalizmin dhe përgaditjen e bukur të romanit.

    Falenderoj pamasë familjen time për mirëkuptimin, Editën për leximin dhe inkurajimin, miqtë dhe mikeshat që e kanë lexuar dhe më kanë motivuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark