×
  • Lajme
  • Lajme

    Operatorit serb në Kosovë i ndahen 134 mijë numra

    Insajderi
    26 December 2016 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bazuar në marrëveshjen e fundit për telekomin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP) ia ka ndarë operatorit serb të telefonisë mobile MTS-së 60 mijë numra mobilë dhe 74 mijë numra fiks. Po ashtu, këtij operatori i është lejuar edhe vendosja e antenave në 30 lokacione nëpër gjithë Kosovën

    Në bazë të vendimeve të AKREP, 60 mijë numra janë të telefonisë mobile, të cilat nisin nga 047/100-000 deri në 159 999. Ndërkaq, numrat e telefonisë fikse vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë deri më tash, 028, 028, 0280, etj.

    Në bazë të vendimit shihet se në regjionin e Prishtinës, MTS-ja do të kenë në shfrytëzim 14 mijë numra fiks, në regjionin e Mitrovicës do t’i ketë 46 mijë numra fiks, në regjionin e Ferizajt 6 mijë numra fiks, në atë të Gjilanit do t’i ketë 8 mijë numra fiks…citon gazeta “Zëri”.

    Po ashtu, këtij operatori serb i është lejuar edhe vendosja e antenave në 30 lokacione në gjithë Kosovën.

    Antenat e MTS-së do të vendosen në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zupçe, Zveçan, Zveçan i Vogël, Kurillë, Verbovc, Joshanicë, Banjskë, Leshak, Leposaviq, në Manastirin Sokolica, në Manastirin e Deviçit, te Patriarkana e Pejës, në Deçan (Manastiri i Deçanit), Hoçë e Madhe, Graçanicë, Ranillug, Shillovë, Budrigë e Poshtme, Shtërpcë dhe Brezovicë.

    Operatori i ri serb do të funksionojë nëpër Kosovë në bazë të marrëveshjes që është arritur në Bruksel ndërmjet dy delegacioneve, Prishtinës dhe Beogradit. Nga kjo marrëveshje Kosova ka marrë kodin e saj telefonik +383, i cili është regjistruar si kod gjeografik. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark