×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita nuk merr pjesë në seancën ku do të votohet ekipi i qeverisë për dialog

    Insajderi
    04 September 2018 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një paraqitje para gazetarëve në hollin e Kuvendit ka bërë të ditur se partitë opozitare nuk do të marrin pjesë në seancën e parë që është thirrur nga qeveria.

    Hoti ka thënë se kjo seancë është thirrur nga qeveria me qëllim që të prishet séance e jashtëzakonshme kundër korrigjimit të kufijve.

    “Pas konsultimeve me të gjitha grupet e tjera opozitare ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë të ftuar nga qeveria sepse mendojmë se kjo është përpjekje e kryeministrit dhe qeverisë për ta prishur seancën e opozitës”, ka thënë fillimisht Hoti, raporton Insajderi.com

    Shefi i deputetëve të LDK-së ka akuzuar AAKnë dhe Nismën që sipas tij janë bërë pjesë e pazareve të Thaçit.

    “Duket që qëndrimet e tyre kanë ndryshuar tani nuk janë tani të gatshëm ta votojnë rezolutën tonë, ata janë bërë pjesë e makiinacioneve të bëhen pjesë e pazatrave tëe Thaçit. Në bashkëpunim me opozitën nuk do të lejojmë të bëhen pazare me territoret e vendit.Nuk ka pasur urgjencë që kjo seancë të thirret në orën 09:00”, ka thënë Hoti.

    Ai gjithashtu ka theksuar se qeveria aktuale nuk e ka shumicën, dhe Kosova s’ka institucione legjitime. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark