×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani deklaron vlerën e shtëpisë që e bleu në vitin 2023

    Insajderi
    20 April 2024 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë.

    Në të dhënat e Osmanit, vlera e pasurisë së paluajtshme që ka në pronësi të bashkëshortit dhe në pronësi të përbashkët kap shumën e 970 mijë e 760 euro.

    Presidentja ka deklaruar se në vitin 2023 ka blerë shtëpi (banim në varg) në vlerë 510 mijë euro e cila është në emër të përbashkët me bashkëshortin.

    E para e shtetit ka deklaruar edhe një banim në varg (shtëpi tjetër) në vlerë 190 mijë euro, në emër të përbashkët.

    Ajo ka deklaruar edhe një shtëpi të ndërtuar në vitin 2004 në emër të saj dhe burrit në vlerë 170 mijë euro, banesë në vlerë 59 mijë e 760 euro, garazhë në vlerë 6 mijë euro dhe tokë të përbashkët në vlerë 35 mijë euro.

    E para e shtetit ka deklaruar se poedon veturë të tipit Mercedes në vlerë 10 mijë euro.

    Para të gatshme ka deklaruar në emër të vet 1 mijë e 90 euro.

    Detyrime ndaj bankave për të shlyer ka deklaruar 105 mijë euro.

    Pagën vjetore si presidente e ka deklaruar në vlerë 33 mijë euro dhe 8 mijë euro mëditje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark