×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Dinari s’është dashur të shkaktojë përplasje

    Insajderi
    23 February 2024 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përballë agresionit të Serbisë, nevojiten partnerët ndërkombëtar.

    E para e shtetit ka pasur kritika edhe për mosvendosje të sanksioneve ndaj Serbisë, përkundër aktit terrorist në Banjskë.

    Osmani ka folur edhe për kritikat nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Osmani ka thënë se çështja e dinarit nuk është dashur të krijojë përplasje me aleatët. 

    “Kjo çështja e dinarit nuk është çështje dinarit fare sepse askush nga aleatet tanë nuk është duke kërkuar që të zbatohet dinari ta them këtë qartë. Askush nuk ka kërkuar që të mos zbatohet rregullorja e BQK apo të shfuqizohet ajo, e tëra që po kërkohet  që të  ndërtohet një plan tranzicioni që i merr parasysh nevojat e qytetareve të rëndom, të rinj e të moshuar, që marrin edhe ndihmë financiare nga Serbia nëpërmjet pensioneve. Kjo çështje mund të zgjidhet këtu në Kosovë, në fakt nuk është dashur të bëhet çështje fare se nuk është dashur të krijohet si përplasje me aleatet tanë fare. Jam e bindur që nëse ka vullnet i cili zgjatë disa ore mund të ulen të gjitha institucionet relevante ta zbatojnë në praktikë këtë rregullore të BQK-së dhe të dalin me hapa konkret duke bazuar në ligjet që ekzistojnë në Republikën e Kosovës dhe ta marrim edhe përkrahjen e aleatëve tanë se siç e dini kjo çështje nëse nuk zgjidhet me kohë mund të krijohen edhe probleme te mëtejmë”, deklaroi Osmani, teksa nuk deshi ta komentojë ftesën për takim në Bruksel për çështjen e dinarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark