×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Ka potencial serioz për eskalim të situatës në veri të Kosovës

    Insajderi
    01 July 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë që ta pranojnë planin e BE-së për depëshkallëzim të situatës në veri. Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se ka potencial serioz për eskalim të situatës me pasoja të shumëfishta për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin.

    “Mendoj se është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të fillojë menjëherë procesi i implementimit të zbatimit të planit të deskalimit, sepse ka vlerësim të përgjithshëm se ka një potencial serioz për një eskalim atje me pasoja të shumëfishta për Kosovën e Serbinë, por edhe për gjithë rajonin. Prandaj çdo ditë e vonuar në këtë drejtim shkon në dëm të rajonit, por veçanërisht në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

    Ai tha se që nga fillim, i ka ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet në veri, edhe si ministër i Jashtëm i një shteti që është fqinj i dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por edhe si kryesues i OSBE-së.

    “Në dy këto funksione kam tentuar të kontribuojë në depërshkallëzimin e situatës në veri. Kujtojmë se në ishim edhe nikoqir i takimit në Ohër kur u arrit marrëveshja, dhe kjo na jep edhe angazhime shtesë që të jemi aktiv në zgjidhjen e situatës”, deklaroi Osmani .

    Ai u përgjigj edhe në idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për një konferencë rajonale me liderët e dy shteteve.

    “Të gjitha këto iniciativa janë qëllimmirë dhe kanë parasysh interesin e Kosovës, por edhe të rajonit. Iniciativën e kryeministrit Rama e kam vlerësuar si qëllimmirë e cila duhet të shqyrtohet seriozisht në funksion të krijimit të mundësive për dialog, pasi dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhje të dallimeve ndërmjet dy shteteve”, deklaroi Osmani.

    Megjithatë shefi i diplomacisë maqedonase tha se nuk ka më shumë ide se çfarë formati parasheh Rama në këtë konferencë, por mbi të gjitha Osmani e vlerësoi pozitive.

    “Dialogu nga ka alternativë, sepse e kundërta e dialogut është konfrontimi dhe kjo nuk është në interes të askujt, prandaj nuk mund të paragjykoj se çfarë formati mendon Rama , me çfarë përbërje e dinamike, por secila alternativë e dialogut është më e mirë e sa eskalimi i dhunës”, deklaroi mes tjerash ministri Osmani.

    Ai në fund foli edhe për masat e paralajmëruara “ndëshkuese” të BE-së për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk e zbatojnë planin për veriun. Osmani tha se si vend kandidat janë njoftuar për idetë e Bashkimit Evropian, por ai shpreson se situata do të shtensionohet dhe nuk do të krijohen “situata të pariparueshme”./RTK/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark