×
  • Lajme
  • Aktuale

    Osmani për kthimin e Bislimit: Tensionet i ka për qëllim Serbia

    Insajderi
    28 October 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se janë në kontakt të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në raport me çështjen e targave të makinave, konvertimi i të cilave nga ato që i lëshon Serbia në ato RKS ( Republika e Kosovës), ka afat deri më 31 tetor.

    “Tensionet, natyrisht që i ka për qëllim Serbia, por ne po punojmë me partnerët tanë që ato t’i parandalojmë”, tha Osmani të premten kur u pyet nga Klan Kosova se nëse ka rrezik për tensione në veri të vendit.

    Ndërkohë për raportet me Uashingtonin, nga ku po vijnë thirrje çdo herë e më shumë që qeveria kosovare të shtyjë afatin për ndërrimin e targave, presidentja Osmani thotë se janë të forta.

    “Ashtu siç e ka thënë sekretari Blinken, raportet me ShBA-në janë të palëkundura dhe ashtu do të mbesin. Ju siguroj”, shtoi presidentja.

    E para e shtetit, tha se nuk ka çka t’i shtojë qëndrimeve të saj që i ka thënë në dy – tre ditët e fundit, për çështjen e targave.

    “Besoj që mund të diskutoni me kryeministrin për bisedat që ai i ka pasur”, theksoi Osmani kur u pyet për t’i komentuar thirrjet e zyrtarëve amerikanë me shefin e qeverisë, Albin Kurti.

    Vetë Kurti, tha se për këto zhvillime do flasë në ora katër pasdite në mbledhjen e qeverisë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark