×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Pesë policë të Kosovës po vazhdojnë të mbahen peng nga Serbia

    Insajderi
    18 April 2024 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj teksa ka uruar 445 kadetë të rijnë të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës të cilët po diplomojnë të enjten ka thënë se pesë policë janë duke vazhduar të mbahen peng nga Serbia që nga e mërkura.

    Ajo gjatë adresimit të saj i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë që të reagojë për këtë çështje.

    “I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”.

    “Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, deklaroi Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark