×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani sërish me qasje selektive, injoron 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

    Insajderi
    25 March 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje është shënuar 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, ditë e cila njihet ndryshe edhe si fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë.

    Së bashku me kabinetin e tij, kryeministri, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan dhe më pas ka vazhduar aktivitetet tjera në këtë vend, ku është pritur nga ish-luftëtari i UÇK-së e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Por, ndryshe nga Kurti, presidentja, Vjosa Osmani pos që nuk ka shkuar për vizitë ajo as nuk ka marrë mundin të kujtojë këtë ditë, shkruan Insajderi.

    Marrë parasysh faktin që data 24 mars përkon edhe me fillimin e sulmeve të NATO-së ndaj caqeve serbe, ajo në profilin e saj në Facebook, ka postuar fjalimin e ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.

    Video në të cilën presidenti Clinton shihet duke i treguar vendeve të tjera se pse duhej që SHBA të ndërhynte në Kosovë në atë kohë.

    Por postimet e saj për ditën e djeshme kanë përfunduar me kaq.

    Kjo nuk është hera e parë që Osmani është treguar selektive në përkujtimin e ngjarjeve historike për vendin.

    Pasi Kurti, personin e akuzuar për krime lufte në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq e kishte portretizuar si hero, presidentja që me origjinë është nga ka ky qytet nuk kishe përkujtuar 23-vjetorin e vrasjes së 10 shqiptarëve e dëbimit të rreth 12 mijë banorëve të pjesës veriore të këtij qyteti.

    Ajo nuk kishte shkruar as edhe një varg të vetëm për të kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark