×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e UÇK-së i bashkohet protestës kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

    Insajderi
    20 September 2022 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ka bërë me dije se përveç që do ta mbështesin edhe do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga PSD nesër në Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve lajmin e  ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

    Ai ndër tjerash theksoi se në Gjykatë Speciale nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit por po përdoren shpifje për ta gjykuar UÇK-në.

    Postimi i plotë i Klinakut:

    Roli i secilit gjykatës, e aq më pak roli i kryetares së një Gjykate (në këtë rast pseudogjykatës speciale), nuk është që të edukoi shoqërinë civile e mediat.

    – Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se çfarë po ndodh me gjykimet politike në Hagë;

    – Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se njerëzit mbahen pengje që dy vite në paraburgim atje;

    – Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi  po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në.

    Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar më 21.09.2022 (e mërkurë), ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e znj. Ekaterina Trendafilova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark