×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paçeta e shpuzore të mbushur me cigare në ambient të mbyllur – Bulliqi dhe drejtori i tij nuk e respektojnë ligjin

    Insajderi
    21 December 2023 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ligji për “çrrënjosjen” e pirjes së duhanit në hapësira të brendshme, nuk është duke u respektuar as nga njerëzit pushtetit. Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtori i Kulturës në këtë komunë, Pajtim Balaj, krah për krah janë shfaqur duke e pirë duhanin në ambient të mbyllur.

    Bulliqi dhe Balaj janë parë edhe në shoqërinë e disa personave tjerë, duke festuar festën e 28 nëntorit këtë vit, ku në tavolinë shihen dy paçeta dhe shpuzorja e mbushur me cigare.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pati premtuar zero tolerancë për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

    “Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, pati deklaruar ai.

    Personat fizik që e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit dënohen me gjobë prej 50 euro. Ndërkaq, ata fizik marrin gjobë 3000 euro.

    Mbikëqyrja e Ligjit për Kontrollin e Duhanit tashmë ka kaluar në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë./Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark