×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli “fsheh” diskutimin për demarkacionin me krerët malazez

    Insajderi
    26 September 2017 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për takimin me Kryetarin e Kuvendint, Ivan Brajović, Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Z. Zoran Pazhin dhe Z. Srdjan Darmanović Ministrin e Punëve të Jashtme.

    Por Pacolli përmes këtij shkrimi nuk ka treguar asgjë për diskutimet për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilin është raportuar nga mediat malazeze.

    Pacolli përmes këtij shkrimi ka shkruar për marrëdhëniet e mira fqinjësore që kanë dy vendet.

    “Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin”

    ”Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve”, ka shkruar Pacolli.

    Arsyetimi i Pacollit para ministrit malazez për mos ratifikimin e demarkacionit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark