×
  • Lajme
  • Insajderi

    Padi për borxh e kundër akuza për ‘dembeli’- historia kontroverse e kandidatit të AKR-së për Prishtinën

    Insajderi
    30 September 2021 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi që dikur e paditi partinë e tij për mos pagesë dhe dha dorëheqje nga të gjitha postet, tash ia ka mësyrë garës për të parin e Prishtinës. Është fjala për Gëzim Mehmetin, i cili në vitin 2012 paditi partinë e milionerit, Behgjet Pacolli për mos kryerje të obligimeve financiare ndaj tij. Teksa këta të fundit e akuzuan për ‘dembeli’, apo siç kishin thënë ‘mos respektim të orarit të punë’.

    Gëzim Mehmeti, dikur sekretar i AKR për marrëdhënie me jashtë në vitin 2013 përmes një letre kishte dhënë dorëheqje nga partia duke thënë se nuk po funksiononte.

    Kjo nuk kishte të bënte vetëm me “mos-funksionimin” e partisë. Atë po e shqetësonte edhe diçka tjetër. Paga. Në vitin 2012 Mehmeti paditi partinë e milionerit, Behgjet Pacolli për mos dhënie të pagës për 10 muaj.

    “Jap dorëheqje nga anëtarësia e AKR-së, anëtarit të Këshillit Drejtues, anëtarit të Kryesisë së AKR-së dhe funksionit të Sekretarit për Marrëdhënie me jashtë. Shqetësimet dhe kritikat nga ana ime të paraqitura si para organeve partiake dhe opinionit publik, janë tashmë të njohura. Megjithatë shpresoj dhe dëshiroj që në të ardhmen struktura e AKR-së të forcohet, të respektohen organet partiake dhe të zhvillohet demokracia partiake”, deklaroi Mehmetit përmes një letre publike, pa përmendur padinë që paraprakisht kishte bërë.

    Padia ndaj AKR-së

    Paraprakisht Mehmetit AKR-ja ia kishte shkëputur kontratën, më 01.03.2011, ku i ishin lëshuar dy vërejtje me shkrim për mos respektim të orarit të punës.

    Pas dy vërejtjeve Ibrahim Makolli, atëkohë ushtrues Detyrës së kryetarit të AKR-së ia kishte shkëputur kontratën.
    Pas gjithë kësaj ‘zhurme’, Gëzim Mehmeti i kthehet partisë së Pacollit. Në vitin 2017 ai shihet përkrahë kandidatit të AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli.

    Ndonëse Pacolli humbi bindshëm – Mehmeti fitoi një post në Komunën e Prishtinës. U emërua drejtor i Investimeve Kapitale. Krejt kjo, pas koalicionit që Vetëvendosje, partia fituese lidhi me AKR-në.

    Me këtë duket se Mehmeti u “sh’pagua” me AKR-në e milionerit Behgjet Pacolli.

    Selim Pacolli – Gëzim Mehmeti e Behgjet Pacolli

    Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë Gëzim Mehmetin për ta pyetur se a i ka kryer AKR obligimet financiare ndaj tij. A e pagoi atë për siç pretendonte 10 paga dhe si u bë që atij iu besua kandidatura për kryeqytetin.

    Mehmeti nuk ia ka hapur telefonin redaksisë e as nuk ka kthyer ndonjë përgjigje me shkrim përkundër insistimit.

    Gazeta, po ashtu kontaktoi edhe krahun ‘e djathtë’ të Mehmetit, atë që e mori afër vetës në vitin 2017. Selim Pacollin.

    Pacolli u pyet se si është e mundur që Gëzim Mehmeti të kandidohet për kryetar kur i njëjti pati paditur partinë. Ai i ka ikur përgjigjes duke thënë se “Unë nuk jam zëdhënës i AKR-së, e as i z.Mehmetit”, dhe nuk tha asnjë fjalë të vetme ani pse vazhdimisht është parë pran Mehmetit në fushatë.

    Përkundër Selim Pacollit, i cili nuk tha asnjë fjalë për kandidaturën e Gëzim Mehmetit, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i thuri lavde këtij të fundit, në ditën e zyrtarizmi të kandidaturave, hapjes së fushatës e cila u bë online më 16 shtator.

    Kryetari i AKR-së apo presidenti siç e quajnë nga partia, tha se Mehmeti ishte nga fillimi me AKR-në, nuk përmendi pa kënaqësitë e tij për mos pagesë e as vërejtjen që AKR kishte bërë ndaj ish-sekretarit të partisë për mos respektim të orarit të punës. Pavarësisht këtyre, Pacolli u zotua se Mehmeti do të ketë mbështetje kolosale nga partia.

    “Gëzim Mehmeti është bashkëpunëtori ynë e dini mirë ai është këtu bashkë me ne, bashkë me mua prej fillimit të punës në AKR. Dy fjalë kam për zotëri Mehmeti ai me mandatin aktual në Komunën e Prishtinës ka vepruar jashtëzakonisht mirë dhe do të ishte mirë për qytetarët që Gëzimi të vazhdojë me implementimin e projekteve të veta. Këtë do ta bëjë Gëzimi me mbështetjen kolosale, pa kufishme timen, vëllait tim Selimit – i cili bashkëpunon me Gëzimin. Na priftë e mbara ”, ka thënë Pacolli

    Gëzim Mehmeti u kandidua për kryetar të Prishtinës për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar kandidaturën e Selim Pacollit, bazuar në një aktvendim të vitit 2019, pasi ai kishte bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas afatit./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark