Insajderi
Botë

Paga marramendëse e berberit të presidentit shkakton debat në Francë

Insajderi
13 July 2016 - 17:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka shkaktuar debat të ashpër në Francë, pasi u mor vesh që paguan për berberin e tij persona hiç më pak se 10 mijë euro në muaj nga buxheti shtetëror.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë kabineti i presidentit socialist, shkruan The Guardian.

“Unë mund të kuptoj interesimin tuaj, dhe mund të kuptoj se ka nga njerëz që e gjykojnë këtë,” ka thënë zëdhënësi Stephane Le Foll.

“Të gjithë i rregullojnë flokët, apo jo?”, ka shtuar ai.

“Berberi është detyruar që të braktisë sallonin e tij dhe është në gatishmëri 24 orë.”

Por, kjo nuk është e gjitha.  Mediumi Canard Enchaine ka zbuluar po ashtu se përvec pagës, beberit i paguhet edhe shtëpia dhe merr edhe përfitime të tjera.

Ai është punësuar që kur Hollande ka ardhur në pushtet./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark