×
  • Lajme
  • Lajme

    Paguaj Mirëmbajtjen dhe Qiranë pa provizion!

    Insajderi
    31 July 2019 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Posta e Kosovës, MoneyGram Kosova & Moneta, Vllesa RIA – Co dhe UnionNet, ju fton që të paguani mirëmbajtjen e hyrjes si dhe qiranë e lokaleve tuaja, PA PROVIZION në çdo pikë të tyre në secilën lagje të Komunës së Prishtinës.

    Gjithashtu njoftojmë qiramarrësit që nga sot Ndërmarrja Publike Banesore ka nivelizuar dhe harmonizuar çmimet e qirasë së lokaleve të NPB-së.

    Pas verifikimit, analizimit së çmimeve aktuale të qirasë si dhe pas analizimit të lokaleve në teren pra duke shikuar kushtet faktike në të cilat ato janë, dhe duke marrë për bazë çmimet e lokaleve afër këtyre lokacioneve, NPB ka ardh në përfundim për harmonizim dhe nivelizim (pra në zvogëlim ose rritje, që është e paktë) të çmimeve të qirasë.

    Zbritjet e çmimeve të qirasë do të hyjnë në fuqi nga data 01.08.2019, me faturimin e muajit Gusht 2019, kurse rritjet e çmimit të qirasë do të fillojnë të aplikohen nga data 01.01.2020 (me rastin e lidhjes së kontratave të reja).

    Për çdo ankesë, këshillë apo edhe sugjerim mos hezitoni të na kontaktoni në numrin tonë pa pagesë: 0800 11 672 si dhe në numrin: 038 606 670.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark