×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pajisja ishte e improvizuar”, kështu duket ashensori që vrau 17-vjeçarin tek klubi i natës në Sarandë

    Insajderi
    27 August 2023 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ky është ashensori i improvizuar i cili i mori jetën në mënyrë tragjike kamarierit 17-vjeçar Antonio Delilaj në orët e para të mëngjesit të sotëm në “Orange Club” në Sarandë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15. Kamarieri 17-vjeçar, Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi për te bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

    Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

    Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pas inspektimeve që bëri në lokalin e natës thotë se pajisja që shërbente si ashensor për transportimin e mallrave në lokalin e natës në Sarandë ku vdiq punonjësi 17-vjeçar, nuk është ashensor por pajisje e improvizuar për transport mallrash.

    “Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut”, thuhet në njoftimin e IMSHT.

    Për ngjarjen e rëndë, në pranga u vu 43-vjeçari Lulëzim Allkushi, i cili kishte montuar ashensorin si dhe është shpallur në kërkim Spiro Iljadhi, 37 vjeç pronari i biznesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark