×
  • Showbiz
  • Show

    “Pajtohen” Butrint Imeri dhe Don Xhoni, shfaqen të përqafuar në koncert

    Insajderi
    16 July 2023 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka tash e sa kohë që është përfolur për një ftohje të raporteve mes këngëtarit Butrint Imeri dhe reperit Don Xhon.

    E krejt këto dyshime lindën fillimisht për shkak të mungesës së reperit drenicas në festën megalomane të ditëlindjes së Butrintit, që e realizoi në jug të Shqipërisë pak javë më parë.

    Dyshja në fjalë larguan gjithashtu njëri-tjetrin për një kohë edhe nga rrjetet sociale.

    Don Xhoni dhe Butrint Imeri (Foto: Butrint Imeri/InstaStory)

    Mirëpo së fundmi, ata kanë vërtetuar se mes tyre shoqëria vazhdon – gjatë një mbrëmjeje në Pejë, ku të dy bashkë kanë qenë të ftuar për të performuar në Pejë.

    Ka qenë fillimisht Don Xhoni ai i cili e ka prezantuar Butrintin në skenë dhe më pas janë shfaqur të dy të përqafuar në skenë, duke interpretuar para publikut këngën e tyre të përbashkët “Corazon”.

    Ndërkohë, Butrinti gjithashtu shpërndau një fotografi të tij me Don Xhonin dhe menaxherin e tyre të përbashkët, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Fjala e fundit e muzikës. Të pandashëm, tre në një”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark