×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pak para se ta shkarkonte – Rama i dha merita Ilirik Musliut për një shërbim të Trafikut Urban

    Insajderi
    02 February 2024 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka njoftuar se e ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu. Si arsye për shkarkim, Rama e ka dhënë menaxhimin e mbeturinave, që ka thënë se është në gjendje alarmante.

    “Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar. Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka shkruar Rama.

    Por, në postimin paraprak, disa orë para shkarkimit të Musliut, Rama i kishte dhënë meritat Musliut për zgjatjen e një linje të autobusëve të Trafikut Urban, për të cilën tha se do t’ua lehtësojë banorëve qasjen në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark