×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak sekonda nga tragjedia, dy avionë rrezikuan përplasjen në aeroportin e Parisit

    Insajderi
    24 July 2021 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gabim i kullës së kontrollit çoi dy avionë me 228 persona në bord në të njëjtën pistë.

    Alarmi i piloteve të EasyJet ishte ai që i shpëtoi të gjithë.

    Tani, hetimi francez e zbardh të plotë ngjarjen. Po të mos kishte qenë për ta, Boeingu 787 i United Airlines do të kishte zbritur, i bindur se ishte në pistën e duhur.

    E ndërkohë, do të kishte përfunduar i përplasur me Airbusin A320 britanik low cost, duke u bërë shkas për një katastrofë ajrore të përmasave të mëdha. Tragjedia arriti të shmangej vetëm për pak sekonda 20 korrikun e 2020-tës në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, por ajo u zbulua vetëm së fundi në raportin e publikuar nga “Bureau d’enquêtes et d’analyses pour la sécurité de aviation civile” ( Bea), agjencia franceze që heton aksidentet në sektor.

    Një dokument me katërmbëdhjetë faqe tregon se si gabimi i kontrollorit të fluturimit ose një përgjigje e gabuar nga kabina e avionit të United, mund të kishte vrarë kushedi se sa persona.

    Mëngjesin e asaj dite, uljet në Charles de Gaulle – një ndër aeroportet më të rëndësishëm në botë, ishin planifikuar në pistën 9 në të majtë, ngritjet në 9 në të djathtë.

    Ishte një ditë e ngarkuar, pas disa javësh qetësie për shkak të koronavirusit, por që nuk e mbërrinte vëllimin parapandemik.

    Duke qenë se pistat kishin të njëjtin numër, kontrollori u gabua, raporton Top Channel.

    Pilotët e low costit britanik e kontrolluan pozicionin e United, me idenë se ai duhet po zbriste në pistën e 9 majtas, por gabimisht i ishte komunikuar për pistën e 9 djathas ku ndodheshin ata.

    Amerikanët u njoftuan në minutën e fundit për atë që po ndodhte dhe e ringjitën avionin duke tentuar uljen 20 minuta më vonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark