×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pala mbrojtëse e Faton Vrajollit, të akuzuarit në rastin e 400 kg kokainë – kërkon hudhjen e aktakuzës

    Insajderi
    23 December 2022 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë i akuzuari Faton Vrajolli dhe mbrojtja e tij Teuta Xhema, kanë paraqitur kundërshtimin e provova të Prokurorisë duke kërkuar të hudhet aktakuza.

    Avokatja e Vrajollit, Xhema ka dhënë sqarime për kërkesat që kanë si palë.

    Pala mbrojtëse e zëvendësdrejtorit të “Mc Food” në Lipjan ku u kapën 400 kg kokainë që po vinin nga Brazili pretendon se nuk ka argumente/fakte që Vrajolli tash e 19 muaj të qëndrojnë në masën e paraburgimit.

    Ajo ka kërkuar lirimin e tij, gjegjësisht ndryshimin e masës, pra të mbrohet në liri.

    “Pas leximit të aktakuzës, shkresave të lëndës dhe provave material dhe propozimet e dhena si dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me mbrojtjen e tij, e kundërshtoj në tersi Aktakuzen e paraqitur nga Prokuroria Speciale PPS.nr. 52/2021, të datës 14.11.2022, I pandehuri deklarohet i pafajshëm në tërësi në të gjitha pikat e aktakuzës për veprën penale që pretendohet ti vihen në barrë, nuk ka asnje prove materiale (konfor ligjit/të pranueshme juridikisht) e cila e lidh me pretendimet e prokurorisë dhe se provat e paraqitura në të janë deklarime të rrejshme, për ta inkriminuar të njëjtin me qëllim të mbylljes së rastit sepse nuk ka asnjë argument mbështetës i cili do ti shërbente Prokurorisë për ta përmbushur “Dyshimin e bazuar mirë” ashu siç e kërkojnë dispozitat ligjor:, thuhet në deklarimit e Vrajollit të mbështetur nga mbrojtja e tij.

    Sipas mbrojtjes, organi i akuzës ka devijuar hetimin e iniciuar për të gjetur fajtorët dhe me veprimet e veta ka krijuar “Mjegull Hetues” me qellim të mundësisë se inkriminimit të personave të cilët realisht s’kanë asgjë as të përbashkët dhe as të veçantë me veprat të cilat ju ngarkohen.

    Si rrjedhojë, mbrojtja ka paraqitur kundërshtimet për provat dhe kërkesën për hudhje të aktauzës.

    “Faton Vrajolli është shtetas i Republikës së Kosovës, ka adrese, e ka familjen në Kosovë, i arsimuar, asnjë nuk ka shkelje të ligjit (prove e kaluara e tij kriminale)i përkushtuar ndaj familjes e njeri me integritet të pacenueshëm dhe etik të lartë profesionale të punës hetimet janë përfunduar dhe gjitha provat janë në prokurori, dëshmitaret janë deklaruar, i mbrojturi im nuk ka asnjë interes që të arratiset për shkak të faktit se i njëjti nuk ka kryer kurrfarë vepre penale, provat janë marr dhe nuk ka asnjë arsye me ju shmang Organeve të ndjekjes për ta zbardhur të vërteten rreth kësaj çështje sepse i pandehuri fatkeqësisht është viktimë e shtetit me saktë e Prokurorisë Special”, ka thënë mbrojtja teksa ka parashtruar kërkesën për lirim nga paraburgimi.

    Faton Vrajolli është arrestuar me datën 17 maj të vitit 2021.

    Kërkesa e prokurorisë që Vrajolli të bëhet dëshmitarë bashkëpunues

    Sipas mborjtjes së Vrajollit, Porokurori Speciale i ka kërkuar të pandehurit të bëhet dëshmitar bashkëpunues, mirëpo përgjigja e të pandehurit Faton Vrajolli ka qenë “Ti po do me unë me rrejt”, Kurrë. Unë cka dita fola, kurrë nuk rrej edhe 100 vjet rri në burgje e kurrë nuk rrej. Kjo sipas avokates ka ndodhur në ditën kur i pandehuri është marrë në pyetje pra me datë 09.02.2022.

    “…dhe kjo vërteton presionin e prokurorisë speciale se në mungesë të provave lobon me kriju rrethana e prova inekzistente dhe deklarata të rrejshme me mbulu rastin dhe me arsyetu punën e vete aspak etike dhe profesionale”.

    Gjithmonë sipas mbrojtjes së Vrajollit, që nga kërkesa e parë për caktimin e masës se paraburgimit e deri ne ngritjen e aktakuzës Prokuroria asnjëherë nuk i ka plotësuar kushtet.

    “…e duke shkelur në flagrancë lirive dhe të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, neni 29 të Kushtetutës dhe nenin 5 dhe 6 KEDNJ, 415 të KPPK po ashtu kemi edhe shkelje të nenit 7, 161, 173.2 dhe nenit 189.1 të KPPK-së”.

    Faton Vrajolli, sipas Xhemës nuk ka kryer veprën penale, nuk ka marrë pjesë në asnjë formë në kryerjen e veprës penale dhe në asnjë formë nuk i ka kontribuuar veprës penale. Prokuroria asnjëherë, sipas saj deri më tani nuk ka pasur as një dyshim të arsyeshëm e hiç më pak dyshim të bazuar e po ashtu siç e ka përshkruar në aktakuze kinse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë.

    Faton Vrajolli është i punësuar në MC Food shpk, shoqëri tregtare e regjistruar në ARBK- konform legjislacionit në fuqi, i cila firmë ka statusin dhe informacionet e shërbimet dhe aktivitete me çfarë merret, ka një kontrate pune, data 01.02.2020 të lidhur me ligjin e punës, është taksapagues i rregullt, ka përshkrimin e vendit të punës dhe citoj nenin përshkrimi dhe vendi i punës;

    2 Pershkrimi dhe vendi i punës

    2.1
    Punemarrësi do të kryeje detyrën e Zëvendes Drejtor/Drejtor i Importit sipas përshkrimit te vendit te puns të paragitur si në vijim dhe më tutie percaktuar në regulloren e brendshme.

    2.2
    I punësuari do të kryej keto detyra të punës:

    2.2.1
    I punësuari ka detyrë të kryeje personalisht punën, duke zbatuar dhe ndjekur urdhërat dhe udhëzimet e Punëdhënësit apo përfaqësuesëve të tij, duke u perkushtuar me gjithë përpjekjet e tij për kryerjen e të gjitha detyrave, duke ushtruar kujdesin maksimal në përmbushjen e detyrave, duke realizuar objektivat me cilësi dhe ne kohë.

    2.2.2
    I punësuari ka detyrë të dorëzojë të gjitha dokumentet e kërkuara nga Punëdhënsi në momemtin e fillimit të marrëdhënies se punës, mban përgiegiësi për saktësinë e tyre, dhe njofton menjëhere çdo ndryshim në të dhënat e paragitura në to.

    2.2.3
    I punësuari ka detyrë të paraqitet në vendin e punës rregullisht, në orarin e caktuar, dhe të qëndrojë në vendin e punës deri në përfundim të orarit të caktuar.

    2.2.4
    I punësuari ka detyrë të paraqitet në vendin e punës i veshur në mënyrë te përshtatshme për vendin e punës me perjashtim të ditës së premte kur mund të paragitet i veshur edhe në mënyrë sportive por të përshtatshme për vendin e punës.

    2.3
    Vendi i zakonshëm i punës së Punëmarrësit do të jetë në zyrat qendrore te Punëdhënësit, si dhe në do vend tjetër ku shoqëria do të zhvillojë aktivitetin në te ardhmen.


    2.4
    Punëmarrësi merr përsipër të kryejë edhe detyra të tjera, te cilat janë në funksion të pozicionit te tij, përveç atyre të përmendura tekstualisht në përshkrimin e vendit te punës.

    Tendenca që fajtori i vetëm, sipas mbrojtjes të mbesë; Faton Vrajolli

    Mbrojtja e Faton Vrajollit, Teuta Xhema ka deklaruar se Prokuroria Speciale duket t’i arsyetojë shkeljet e tyre ligjore, punën jo profesionale që ka bërë edhe për kundër faktit që deklarata e dëshmitarit bashkëpunues u vërtetu se është një gënjeshtër (me masa të fshehta) e inskenuar pikërisht me ja lënë gjithë barrën të pandehurit Faton Vrajolit, mbrojta ia rikujton prokurorit se çdo deklaratë duhet të argumentohet me prova konkrete dhe të saktat në të kundërtën nuk është deklarate e besueshme dhe në rasti konkret dëshmitari bashkëpunues përmes masave të fshehta e ka pranu realitetin se ka gënjyer rreth deklarimit ku e ka involvon klientin time.

    “Pa një argumentim të tillë konkret duke specifikuar veprime inkriminuese individuale dhe konkrete, nuk kemi të bëjmë edhe me ndonjë mëdyshje në drejtim të veprës penale, e që nga kjo bazë dihet se përgjegjësia penale është individuale dhe se përgjegjësia e tjetrit nuk mund të bartet të të njohurit apo te personat që kontakton për çështje tjera” thuhet në shkresën e avokates drejtuar gjykatës.

    Prokuroria Speciale skajshmërish është duke i keqpërdorur të drejtat e saj procedurale dhe është duke u munduar ta venë në lajthitje edhe gjykatën se gjoja ka prova të mjaftueshme nga masat e vëzhgimit.

    “Komplet aktakuza është duke u bazuar në një deklaratë të rrejshme që edhe vetë dëshmitari bashkëpunues e ka pranuar dhe janë dakorduar me ia lënë fajin Faton Vrajollit, kjo është skandaloze dhe pa përgjegjësi e Prokurorisë Speciale që blanco ia falin besimin deklaratave të rreme, vetëm sa për ta mbrojë punën aspak ligjore dhe profesionale”.

    E kontaktuar nga Insajderi, avokatja Xhema ka thënë se kundërshtimin e provave do ta bëjë në afat ligjor.

    Ajo po ashtu ka bërë me dije se edhe pse këtë parashtresë e ka bërë për krejt palët në seancë, Prokurori i rastit nuk ka pranuar që ta marr në sallën e Gjyqit, por ka kërkuar që ti dërgohet atij veçmas tek zyra e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark