×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pamje nga lokali ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë në Runik të Skenderajt 

    Insajderi
    10 August 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ta sotëm në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt. Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

    Personi i vdekur është 39 vjeçari Nexhmedin Loshi nga fshati Pemishtë i Skenderajt. Viktima është djali i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja tragjike.

    Ekipi i Gazetës Insajderi po qëndron në vend ngjarje.

    Siç mëson Insajderi, zjarrëfikësit kanë shkuar për ta pastruar gjakun nga vendi.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka konfirmuar se tre të plagosurit janë duke u trajtuar në Kliniken e Ortopedisë.

    Njëri nga të plagosurit 32 vjeçar (1991) pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark