×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga të shtënat me armë zjarri në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    12 December 2022 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situatë e tensionuar ka vazhduar edhe mbrëmë në veri të Mitrovicës.

    Ndonëse nuk u raportua për ndonjë incident, në disa video të siguruara nga Insajderi dëgjohen të shtëna armësh.

    Të shtënat janë dëgjuar në orët e vona të mesnatës.

    Në video shihet edhe një person teksa del nga vetura dhe gjuan me armë zjarri.

    Policia ende nuk ka dal me ndonjë njoftim zyrtar për situatën në veri.

    Barrikadat ende nuk janë hequr, ndërsa serbët po vazhdojnë të mblidhen për të protestuar. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark