×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pamje nga vendi i aksidenti të autobusit nga Kosova ku mbetën të vdekur 10 persona

    Insajderi
    25 July 2021 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

    Gazeta kroateJutarnji.h rnjofton se po ashtu janë lënduar edhe 30 të tjerë.

    Sipas kësaj gazete autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

    Rreth orës 6.20 të mëngjesit, policia mori një raport se një aksident trafiku kishte ndodhur në autostradën afër Slavonski Brod, pranë stendave të taksave në korsinë jugore, në të cilën kishte zbritur një autobus me shenja të Kosovës.

    Të paktën 10 persona u vranë në aksident, ndërsa rreth 30 persona u plagosën, sipas policisë, e cila po heton rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti i trafikut.

    Scene from the scene of the accident
    image
    image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark