Gjuetari i alienëve Scott C Waring dyshohet se ka bërë një zbulim të madh gjatë udhëtimit me një kamera orbitale të NASA-s.
Ai vuri re tre objekte në sipërfaqjen e hënës, të cilat hedhin dyshime për gjurmë jashtokësore.
E para gjë që arriti të identifikonte ishte një objekt në formë trekëndëshi ndërmjet disa gurëve.
Shkencëtari u shpreh se objekti mund të jetë një anije lufte.
Scot gjithashtu vuri re edhe një strukturë, e cila besohet se ka shërbyer si një portal për udhëtime në kohë.
Këto zbulime janë komentuar edhe nga shkencëtarë të tjerë.
Njëri prej tyre shkruan:
Duket se këtë struktura janë ndërtuar për të fshehur diçka. Për ndërtimin e tyre është përdorur gur natyror.
Ndërsa një tjetër u shpreh:
Duket si një përplasje masive dhe mbetje të përhapura ngado.
Ky zbulim vjen pikërsht në 50 vjetorin e udhëtimit të parë të NASA-s në hënë.
Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins, ishin personat e parë që zbritën në hënë me anijen kozmike Apollo 11 në 1969-ën.
Që nga ajo kohë janë hedhur shumë teori në lidhje me hënën. Disa teoricienë mendojnë se informacionet e marra nga austronautët, mbahen sekret nga NASA.