×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paralajmëron ish-shefi i NATO-s: Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

    Insajderi
    27 January 2024 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sekretari i përgjithshëm NATO-s, George Robertson ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mjaftohet vetëm me pushtimin e Ukrainës.

    Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit britanik Rishi Sunak që të ofrojë mbështetje shtesë ndaj Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

    “Ne duhet ta mbajmë Ukrainën në krye të axhendës sepse ata po luftojnë për ne atje”, tha Lord Robertson.

    Ajo që dua është një angazhim shumëvjeçar”, deklaroi ai, duke theksuar gjithashtu se Pushtimi rus ka përmbysur plotësisht rendin ndërkombëtar.

    Ditëve të fundit, paralajmërime të frikshme ka pasur nga ekspertët perëndimorë lidhur me Rusinë. Një zyrtar i NATO-s gjithashtu edhe një ministër gjerman thanë se një luftë gjithpërfshirëse mund të ndodhë me Rusinë brenda disa viteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark