×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Parashikim i ekspertit- Ja kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

    Insajderi
    10 November 2022 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mike Martin, ekspert i institutit King’s College në Londër, beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në fund të verës 2023 dhe se Ukraina do të fitojë luftën, shkruan skynews.

    Duke folur për Times Radio, Martin tha: “Me fitore, unë nënkuptoj dëbimin e ushtrisë ruse nga territori sovran ukrainas, duke përfshirë Krimenë dhe duke përfshirë Donbasin.

    “Kështu e përcaktojnë fitoren ukrainasit. Logjistika është krejtësisht çelësi i luftës. Ushtarët flasin për taktikat dhe profesionistët flasin për logjistikën. Kjo është në të vërtetë ajo që ukrainasit kanë vendosur të bëjnë.

    “Ajo që ukrainasit kanë bërë gjatë dy ose tre muajve të fundit është se ata rrëzuan urën e Kerçit, e cila ishte një linjë kryesore furnizimi.  Ata kanë sulmuar depot e karburantit dhe linjat hekurudhore.

    “Një ushtri që nuk furnizohet nuk mund të mbrohet, dhe kështu rusët janë detyruar të tërhiqen.”

    Martin arriti në përfundimin se lufta ka të ngjarë të “përfundojë” në fund të verës 2023, pas një tërheqje nga të dyja palët në mars dhe një “pauze në dimër”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark