×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Parashikimet e Nostradamus për vitin 2023: Nga lufta e madhe, në një fatkeqësi në Mars

    Insajderi
    28 December 2022 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Michel de Nostradame, i cili tani njihet më mirë si Nostradamus, bëri një sërë parashikimesh rrëqethëse në librin e tij Les Propheties mbi 450 vjet më parë, që tashmë po bëhet realitet.

    Madje, astrologu francez thuhet se e dinte se John F Kennedy do të vritej dhe do të ndodhnin sulmet terroriste të 11 Shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork.

    Megjithëse parashikimet nuk referojnë data specifike, ka një sërë parashikimesh që mund të realizohen në vitin 2023.

    Një ekonomi e dështuar që mund të çojë në kanibalizëm

    Sipas The Mirror, Nostradamus parashikon një ekonomie të dështuar mund të jetë në horizont në të ardhmen e afërt.

    Mistiku francez shkroi: Nuk ka abate, murgj, as rishtar për të mësuar. Mjalti do të kushtojë shumë më tepër se dylli i qiririt. Çmimi i grurit do jetw kaq i lartw.

    Kjo me sa duket parashikon që kriza e kostos së jetesës do të vazhdojë deri në vitin 2023.

    ‘Një luftë e madhe’

    Një tjetër parashikim që bie në sy për vitin 2023 është ‘një luftë e madhe’.

    Një rresht në librin e Nostradamus bie veçanërisht në sy dhe thotë: Shtatë muaj luftë e madhe, njerëz të vdekur nga e keqja. Rouen, Evreux nuk do t’i bjerë mbretit.

    Ky parashikim mund të jetë një referencë për konfliktin aktual midis Ukrainës dhe Rusisë, i cili mund të përshkallëzohet në Luftën e Tretë Botërore vitin e ardhshëm.

    Fatkeqësia në Mars mund të shkaktojë dhimbje koke për Elon Musk

    Nostradamus parashikon në librin e tij se kërkimi i njerëzimit për të kolonizuar Marsin, i kryesuar nga sipërmarrësi i teknologjisë dhe pronari i Twitter, Elon Musk, mund të ndalet në vitin 2023. Nostradamus shkroi se do të kishte një “zjarr qiellor kur dritat e Marsit do të fiken”.

    Diçka e tmerrshme mund të ruhet për njerëzit e parë që përfundimisht do të arrijnë në planetin e kuq.

    ‘Toka e thatë bëhet më e tharë’ para ‘përmbytjeve të mëdha’

    Mjedisi mund të marrë një tjetër goditje në vitin 2023, sipas parashikimeve të Nostradamus.

    Toka e thatë do të thahet më shumë dhe do të ketë përmbytje të mëdha ku do të shihet ylberi”, shkruan astrologu.

    Ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të përkeqësohet, ky parashikim nuk duket shumë i largët për vitin e ardhshëm. Në vitin 2022, Anglia u përball me një nga verat e saj më të nxehta në histori. Met Office zbuloi se vendi kishte vetëm 56 për qind (46.3 mm) të reshjeve mesatare të shiut në Korrik.

    Mungesa e reshjeve nënkuptonte se ky ishte Korriku më i thatë në Angli që nga viti 1935, një efekt anësor i ngrohjes globale që mund të vazhdojë deri në vitin 2023.

    Nostradamus shkroi në librin e tij: Herët a vonë do të shihni ndryshime të mëdha – tmerre dhe hakmarrje të tmerrshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark