×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Parashikimi i superkompjuterit, mësohen finalistët e Kupës së Botës

    Insajderi
    29 September 2022 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parashikimet e super-kompjuterëve kanë qenë gjithmonë interesante dhe bazohen në përdorimin e një sërë informatave te shanset e prodhuesve të basteve në botë për të formuar një parashikim të një ngjarjeje sportive. Këtë herë në fokus ka qenë Botërori në Katar.

    Superkompjuteri i platformës së basteve “SBK” parashikoi rezultatin e plotë të Kampionatit Botëror në Katar. Shanset më të mira për të luajtur në finale kanë Brazili dhe Franca, dy favoritët që do të luanin kundër njëri-tjetrit duelin e shumëdëshiruar.

    Përpos finalistëve nga matjet e “SBK” janë parashikuar edhe kush eliminohet në fazën e grupeve e kush kalon tutje.

    Në atë rast, Polonia, SHBA, Japonia, Kanadaja, Kameruni, Gana dhe Serbia nuk do ta kalonin grupin.

    Kroacia do të kalonte në fazën eliminatore, por nuk do të arrinte në gjysmëfinale dhe në finale, duke përsëritur kështu suksesin e Rusisë në vitin 2018.

    Superkompjuteri parashikon se në gjysmëfinale do të luajnë Argjentina, Brazili, Belgjika dhe Franca dhe në finale do të luajnë brazilianët dhe francezët. Është Brazili që duhet të bëhet kampion bote dhe kjo përzgjedhje është favoritja më e madhe sipas të gjitha statistikave.

    Së fundi, vlen të shtohet se Anglia parashikohet të ketë një tjetër fund të dhimbshëm dhe rënie në çerekfinale.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark