×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Parkingu nëntokësor zbret për 85% disa çmime

    Insajderi
    08 April 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoferët që parkojnë makinat në parkingun nëntokësor në Prishtinë, së shpejti do të paguajnë më pak.

    Bëhet fjalë për ata të cilët kanë kontratë mujore por që nuk e kanë vendin e rezervuar në parking.

    “Prishtina Parking”, së bashku me Komunën e Prishtinës, janë duke diskutuar që çmimet të ulen dukshëm.

    Për këta persona është planifikuar që pagesa të jetë 40 e 60 euro në muaj.

    Ndërsa 250 euro në muaj do të vazhdojnë të paguajnë kompanitë ose personat fizik të cilët kërkojnë vendet e rezervuara këtu.

    Menaxheri i parkingut, Korab Fazliu, tha se është planifikuar që të zbritet çmimi i parkimit për ata që parkojnë veturën 15 orë në ditë, ku më lirë do të jetë në orët e natës, por jo edhe për ata që qëndrojnë 1-2 orë.

    Fazliu tutje tha se tashmë kanë filluar punimet për rregullimin e problemit me ujërat nëntokësore i cili paraqitet sa herë bie shi, raporton Ju Flet Prishtina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark