×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti Evropian miraton rezolutën ku i kërkon BE-së heqjen masave ndaj Kosovës

    Insajderi
    01 March 2024 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten (29 shkurt) Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë përmes së cilës bëhet thirrje që masat kufizuese të vendosura nga BE kundrejt Kosovës, të hiqen menjëherë.

    Në të gjithashtu shprehet mbështetja për për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “(Parlamenti Evropian) mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në një ndër pikat e kësaj rezolute.

    Rezoluta paralamëron se nëse dialogu  nuk përparon do të ketë pasoja negative në intergrimin e dy shteteve në BE.

    “Parlamenti Evropian shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre; i bën thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual; kujton se dështimi i Dialogut do të kishte gjithashtu pasoja për rolin e BE-së si një lojtar i besueshëm i politikës së jashtme”, thuhet ndër të tjera në rezolutën e PE-së.

    Në pjesën tjetër të rezolutës, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që të ndërmerren masa ndaj Serbisë nëse rezulton se ajo është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark