×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas intervistës që dha në Insajderi, politikani serb ftohet nga BIA: Pritet arrestimi im, nuk iu përgjigja ftesës

    Insajderi
    10 August 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Politikani serb, Boban Bogdanoviq në një intervistë për Gazetën Insajderi deklaroi se ka marrë nismën për krijimin e një partie politikë.

    Bogdanoviq theksoi se ka për qëllim të bërit rival ndaj Listës Serbe.

    “Ata janë kriminelë, ndihmohen nga spiunazhi rus”, ishte një ndër deklaratat e tij drejtuar Listës Serbe.

    Pas publikimit të kësaj interviste, Bogdanoviq është ftuar për intervistim nga Shërbimi Sekret Serb. Në një reagim në rrjetin social tëitter, ai bëri të ditur se nuk do t’i përgjigjet agjentëve të Vulinit edhe pse për këtë mund ta arrestojnë.

    Pas këtij reagimi, Bogdanoviq foli për Insajderin ku i tregoi edhe detajet e ngjarjes.

    “Dy agjentë të BIA-së më ndalën sot në rrugë dhe m’i treguar kartelat e identitetit, me thanë të paraqitem në qendrën e BIA-së në orën 2 pasdite për një intervistë formale. Une iu tregova se nuk do t’iu përgjigjem dhe se mund të më arrestoni. Më thanë të mos luaj me zjarrin dhe të përgjigjem, u kthyen dhe vazhduan rrugën. Po pres arrestimin nga ta ditëve në vijim”, ka thënë Bogdanoviq. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark