×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Mustafës edhe Hoti thumbon Ahmetin: Nuk ju ka ndaluar askush ta pastroni qytetin

    Insajderi
    07 October 2017 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së dhe ish-nënkryetari i komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti ka thënë se ligji për Prishtinën, i cili u miratua të premten në Qeveri, tash do të ishte në fuqi sikur Vetëvendosje e PDK mos të bëheshin bashkë për rrëzimin e Qeverisë.

    Hoti ka thumbuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahetin, Hoti ka thënë se mungesa e ligjit për Prishtinën nuk ka qenë pengesë për ndërtimin e shkollave, qendrave mjekësore dhe sallave sportive.

    “Sikur VV të mos bëhej bashkë me PDK për ta rrëzuar Qeverinë, ligji për Prishtinën do të ishte tashmë në fuqi, dhe buxheti i Komunës së Prishtinës do të planifikohej dhe aprovohej sipas ligjit të ri.”

    “Ligji është i nevojshëm, pa dyshim. Ligji hap perspektivë të mirë për Prishtinën. Por, mungesa e ligjit nuk e ka ndaluar askënd të mos e ndërtoj asnjë shkollë, asnjë qendër mjekësore, asnjë sallë sportive. Të mos e pastrojë qytetin, të mos aprovoj planet detale rregulluese për lagje”.

    “Ligji do të rrisë buxhetin e Prishtinës, por mungesa e ligjit nuk është arsye pse te hyrat vetanake të Prishtinës kanë rënë me miliona euro”, ka thënë Hoti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark