×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas ndalimit të rivotimit në Tërnoc, reagon ish-zv kryetari i Preshevës

    Insajderi
    25 June 2022 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas ndodhive të fundit në ndalimin e procesit të votimit dhe paralajmërimi i një bombe në Shkollë, është ndërprerë procesi i votimit për Deputetin Shqiptarë Shaip Kamberi për kuvendin e Serbisë në Tërnoc të Bujanocit.

    Ish -Zv kryetari i komunës së Preshevës Xhelal Memeti, së fundi ka bërë një postim duke shprehur pa kënaqësinë e tij që Presheva dhe pushteti aktual po qendrojnë të heshtur në këtë situatë.


    Tutje, Memeti ka thënë njejtë është vepruar edhe më herët me Drejtorin e Ambulantës duke shkarkuar një Shqiptar e zëvendësuar me një Serb.

    Ndër të tjera, Memeti ka kritikuar rëndë edhe heshtjen e Prishtinës dhe Tiranës ndaj një situate të tillë.

    Postimi i plote:

    Presheva e heshtur ndaj situatës në Tërnoc.

    Sa shqetësuese involvimi i militantëve serb në vend votime të inspiruar nga Beogradi Zyrtar, aq brengosëse qasja e udhëheqësve nga Presheva karshi Bujanoces.

    Udhëheqësit në Komunën e Preshevës nuk e kanë shqetësimin për situatën në Bujanoc, më shumë i shqetëson vonesa e konstituimit të Qeverisë në Beograd.

    Këta presin që të jenë pjesë e Qeverisë në Beograd, me Trupin Koordinues ose eventual ndonjë ZëvendësMinistër.

    Ky pozicion do të bëhet në këmbim te Drejtorateve Serb që do t’i zëvendësojnë Drejtorat Shqiptarë nëpër institucionet e Preshevës, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale e me radhë edhe nëpër institucione të tjera.

    Njësoj është bërë më herët me emërtimin e drejtorit Ambulantes në Preshevë, duke shkarkuar një Shqiptar dhe duke zëvendësuar me një Serb dhe nuk i shqetësoi aspak ky ndryshim duke mos pasur asnjë reagim sepse këta ishin vet pjesë e këtij skenari.

    Si ka mundësi që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë të heshtur ndaj këtij skenari Politik në Luginën e Preshevës, këta janë fajtor për zbrazjen e Luginës.

    Ish Zv.Kryetar Komunës Preshevës

    Xhelal Memeti

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark