×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas përzgjedhjes si kryetar i LVV-së në Prishtinë – vjen reagimi i Arben Vitisë

    Insajderi
    26 September 2022 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Pas përzgjedhjes Vitia ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai ka falënderuar të gjithë aktivistët që e kanë votuar derisa ka shtuar se i pret punë e madhe përpara.

    “Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror”, ka shkruar ai.

    Shkrimi i plotë:

    Të nderuar anëtarë e anëtare,

    Të dashur aktivistë e aktiviste,

    Falenderime dhe suksese në angazhimin e përbashkët!

    Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.

    Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtëpërdrejtë u përmbyll me sukses.

    Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.

    Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë.

    Të dielën, 25 shtator Lëvizja Vetëvendosje i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark